Të gjithë jemi mashtruar nga reklamat e rrejshme në të cilat individët përjetojnë një transformim drastik.
Ja si e bëjnë reklamuesit! Të dobësohesh nganjëherë është shumë lehtë, ndërsa përdoruesi i YouTube Furious Pete do t’ju tregojë se si bëhet kjo.
Në fakt mjaftojnë vetëm disa orë stërvitje në ditë, pak lojë me ‘photoshop’ dhe do të arrini rezultate të atilla sikur nëpër programet propagandistike të cilat na bombardojnë çdo ditë.
Furious Pete, natyrisht nuk thotë se të gjitha fushatat e reklamimit janë mashtrim i pastër, por është i bindur se nuk duhet besuar verbërisht në to. Dhe ka të drejtë.