Ikona australiane e muzikës pop, Kylie Minogue, e ka njoftuar policinë se dikush po e kërcënon përmes Twitterit dhe u ka shkruar fansave të saj, se një prej tyre është paksa i çrregullt.
“I dua të gjithë nga 1.033.861 të dashurit e mi, por njërin prej tyre jo, ai i çmenduri që po më kërcënon, prandaj e kam njoftuar policinë”, ka shkruar këngëtarja në Twitter.
Kylie i quan fansat e saj ‘të dashur’, ndërsa me emër të përbashkët i etiketon si ‘armata e të dashurve’.
Ndryshe, para shtatë vitesh, këngëtarja e popullarizuar ka pranuar më shumë se 700 letra kërcënuese nga një fans i obsesionuar.