Çfarë deklarimi, rezultatet janë të njohura paraprakisht, dhe unë dyshoj që referendumi kushton vetëm 50,000 dinarë (500 euro), ka thënë i ashtuquajturi ministër për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanovic, për të cilin procesi i mbajtjes mund të jetë i lirë, por politikisht shumë i shtrenjtë për shtetin e Serbisë.
“Referendumi do ta zvogëlojë kredibilitetin dhe kapacitetin tonë rreth negociatave me bashkësinë ndërkombëtare. Paraprakisht dihen rezultatet, sepse ne të gjithë jemi kundër institucioneve të Kosovës. Pse atëherë gjithë kjo, pos për t'i shërbyer politikës ditore. Në kurriz të njerëzve të zakonshëm, individët janë duke u përpjekur që para zgjedhjeve t’u bëjnë favore centraleve të Beogradit”, ka thënë ai për “Press”.
“Nuk besoj se referendumi do të kushtoj vetëm 500 euro, sepse në komunat në veri të Kosovës ka postera dhe pankarta përmes së cilave qytetarët ftohen për referendum, e kjo po ashtu kushton. Paraja po derdhet, e njerëzit jetojnë buzë të ekzistencës”.