Shtyhen provimet në UP

Bora e madhe dhe temperaturat e ulëta të këtyre ditëve, kanë shtyrë Rektoratin e Universitetit të Prishtinës që deri më 13 shkurt të pezullojë orarin e mbajtjes së provimeve për të gjitha fakultetet.

“Për shkak të kushteve të rënda atmosferike dhe acarit të madh që ka përfshirë mbarë vendin, shtyhen të gjitha provimet, marrja e nënshkrimeve, marrja e notave dhe aktivitet e tjera akademike, të parapara për këtë javë me studentë. Provimet dhe aktivitetet tjera rifillojnë sërish nga data 13.02.2012”, bënë të ditur Zyra për Informim e Universitetit të Prishtinës.