Dhia ikë nga policia (Video)

Policët e ndoqën me orë të tëra një dhi në arrati nëpër paralagjet e Melbournit në Australi.

Qytetarët thirrën policinë në orën 10:20 të hënën në mëngjes pasi kafsha ishte parë duke vrapuar nëpër qytet dhe duke penguar trafikun.
Nuk dihet se si dhia përfundoi në mes të qytetit, por televizioniAustralian Nine Network raportoi se me siguri e njëjta dhi është parë afër aeroportit para një jave.
Zëdhënësja e kopshtit zoologjik të Melbourneit tha se dhia nuk i përket këtij kopshti.
Dhia, e pagëzuar nga mediat me emrin e magjistarit Houdini, pas një ndjekje të mirë u kap dhe u dërgua në një azil qensh.