Sikurse në vitet e mëparshme edhe këtë vit është mbajtur notimi i popullarizuar në plazhin Copacabana në Rio de Janeiro, në të cilin kanë marrë pjesë qindra notues.
Evenimenti i njohur si “Travessia dos Fortes” organizohet në fillim të prillit që nga viti 2001, ndërsa e ka themeluar ushtria braziliane.
Pjesëmarrësit në këtë eveniment kalojnë së bashku rreth 3.8 kilometra nga bregu.
Në këtë organizim jo rrallë janë të pranishëm edhe personalitete të njohura braziliane.