Nuk do të ketë masa të reciprociteti me Shqipërinë PAS problemeve të krijuara nga vendosja e çmimit referent nga ana e Shqipërisë për pataten Kosovare.
Shteti shqiptar sipas zyrtarëve të ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), ka heq çmimin referent prej 24 cent për një kilogram patate.
Zëdhënësja e MTI-së Arta Istrefi, ka konfirmuar për Express lajmin duke thënë se Shqipëria e ka rikthyer çmimin referent prej 14 cent për një kilogram patate, një çmim që ka qenë edhe më parë.