Ekonomia turke në 2011 u rrit me 8.5 %

Sipas shifrave të publikuara nga Instituti i Statistikave të Turqisë, GDP-ja sipas çmimeve ushtrimore u realizua në nivelin 547 miliardë euro.

Instituti i Statistikave të Turqisë deklaroi se ekonomia turke në vitin 2011 është rritur me 8,5 për qind. Kurse të ardhurat kombëtare për frymë janë llogaritur 7 mijë e 400 euro. Instituti i Statistikave të Turqisë publikoi të dhënat ekonomike për vitin 2011. Sipas këtyre të dhënave vitin e kaluar ekonomia e Turqisë u rrit 8.5 për qind.
Të Ardhurat Kombëtare Bruto sipas çmimeve ushtrimore u realizua në nivelin e rreth 547 miliardë euro. Rritja ekonomike vazhdoi edhe në çerekun e fundit të vitit. Në muajt tetor, nëntor dhe dhjetor të vitit 2011 rritja ekonomike u realizua në nivelin 5.2 për qind.
Kurse të Ardhurat Kombëtare Bruto (GDP) në tremujorin e katërt të vitit të kaluar u realizuan në nivelin prej 143.5 miliardë euro. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave të Turqisë në vitin 2011 të ardhurat kombëtare për frymë afërsisht 7 mijë e 400 euro.
Kurse vlera e të Ardhurave Kombëtare Bruto e zhveshura nga ndikimet stinore dhe kalendarike krahasuar me periudhën e mëparshme shënoi një rritje prej 0.6 për qind.