Kostumi të cilin e ka veshur aktorja legjendare Elizabeth Taylor në filmin nga viti 1963, “Cleopatra”, është shitur në një ankand për një shumë prej 44.000 eurosh.
Veshja e dizajnuar që t’u ngjajë krahëve të feniksit, i ka ndihmuar filmit që asokohe ta fitojë çmimin Oskar për kostumografinë më të mirë.
Aktorja Elizabeth Taylor këtë kostum e ka mbajtur në skenën kur hy në Romë dhe kur bën vetëvrasje.
Kostumi në fjalë ishte blerë nga një grua në vitin 1970, e cila e ka ruajtur deri më tani dhe nuk ia kishte treguar askujt deri në momentin e nxjerrjes në ankand.