Në një deklaratë për Zërin e Amerikës, Departamentin amerikan i Shtetit shfaq shqetësim lidhur me arrestimet e fundit në Serbi dhe në Kosovë.
"Ne jemi të shqetësuar nga deklaratat e disa zyrtarëve, përmes të cilave në mënyrë implicite kërcënohet arrestimi reciprok. Ne presim që - si të gjitha vendet e tjera që kanë aspirata euroatlantike - Serbia dhe Kosova të respektojnë sundimin e ligjit dhe t’ju shmangen aksioneve të cilat mund t’i shtojnë tensionet”, thuhet në deklaratë.
"Sipas informatave tona, OSBE-ja ka ofruar ndihmë për t’ua lehtësuar qytetarëve të Kosovë - që kanë nënshtetësi të dyfishtë - votimin në zgjedhjet parlamentare të Serbisë... Shpresojmë se Qeveria e Kosovës, e cila më herët ka shprehur gatishmëri për ta pranuar një ndihmë të tillë, ashtu edhe Qeveria e Serbisë, ta pranojnë këtë ofertë sa më shpejtë të jetë e mundur".