Gjakovarja e bukur, e cila ka provuar se çfarë do të thotë e rrethuar nga kamerat 24 në 24 orë, Mimoza Krasniqi, ka treguar se përse kosovarët janë kaq shumë të ‘dashuruar’ pas “Big Brother”.
Sipas Mimozës që provoi edicionin e dytë të këtij reality-shou, kjo ndoshta ngaqë ky spektakël është shumë i madh në syrin tonë, i cili vazhdon të jetë shumë mirë i organizuar.
Megjithëse vajza thotë se BB-ja meriton të ndiqet, por jo aq shumë të humbim kohën pas këtij spektakli, por që t’i kushtohet kohë diçkaje që sipas saj ia vlen më tepër, ka thënë Mimoza për “Kosova Sot”.