Rexhepi: Serbët të votojnë me postë

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi, ka thënë se zgjedhjet e saj parlamentare, Serbia nuk mund t’i organizojë në Kosovë.

"Zgjedhjet e organizuara nga Serbia janë zgjedhje ilegale. As s’i mbështesim e as s’i lejojmë”, ka thënë Rexhepi për B92. “Por, për shkak të dyshtetësisë, në qoftë se ata duan të votojnë për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale që nuk e prekin Kosovën, i kanë dy opsione:: ose përmes postës, ose përmes komunitetit ndërkombëtar".