Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës duke respektuar vullnetin e Kryesisë së Degës së LDK-së në Ferizaj, i dha përkrahje kandidaturës së Adem Salihaj, kryetar i Degës, për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 29 prillit, për kryetar të Komunës së Ferizajt.
Kryesia e LDK-së kërkon nga Dega e LDK-së në Ferizaj, nga të gjithat strukturat e partisë, nga veprimtarë dhe simpatizantë që të angazhohen maksimalisht e të punojnë që LDK-ja të dalë fituese e këtyre zgjedhjeve.
“Kryesia e LDK-së kërkon mbështetjen e qytetarëve të Ferizajt me rrethinë për kandidatin e LDK-së, më 29 prill, për të mundësuar që të fitojë alternativa që përfaqëson LDK-ja, alternativa e një qeverisjeje demokratike dhe në të mirë të të gjithë qytetarëve të Ferizajt me rrethinë”, thuhet në kumtesën e LDK-së.