Komorowski viziton trupat polake në Kosovë

Presidenti i Polonisë, Bronislaw Komorowski, do ta vizitojë të hënën Kosovën për t’i vizituar trupat polake në kuadër të KFOR-it, ndërsa shteti polak ka policë dhe juristë edhe në kuadër të EULEX-it.

Presidenti Komorowski do të takohet me komandantin e trupave polake, Col Dariusz Adamczyk, njoftojnë mediat polake.
Polonia ka njohur pavarësinë e Kosovës vetëm nëntë ditë pas shpalljes së Kosovës shtet i pavarur. Polonia fillimisht kishte dërguar 800 trupa në Kosovë, në kuadër të NATO-s, ndërkaq pas reduktimeve ky numër i ushtarëve polakë është zvogëluar nën 300.