Madonna thyen rekord në Britani të Madhe

Ikona e muzikës pop, Madonna, e ka tejkaluar Elvis Presleyn, si solo artisti me më shumë albume në vend të parë në Britani të Madhe, falë albumit të saj të ri “Mdna”.

Albumi i 12-të i Madonnas tejkalon Mbretin e rokënrolit, duke e bërë këngëtaren rekordere në top-listat britanike të albumeve.
Në vend të dytë është renditur “Nothing But The Beat” (David Guetta), në vend të tretë “Our Version of Events” (Emeli Sande), ndërsa në vend të katërt ishte albumi i suksesshëm i Adele, “21”.