Ivanovic: Bisedimet për veriun - në fillim të 2013-ës

Për mbajtjen ose jo të zgjedhjeve lokale serbe në Kosovë, do të vendoset javën e ardhshme, ka thënë i ashtuquajturi sekretar për Kosovën, Oliver Ivanovic.

Ai ka pranuar se mbajtja e tyre do të mund të rriste tensionet me Prishtinën, por ka vlerësuar se të dyja palëve u konvenon ta ruajnë procesin aktual të dialogut.
Në një prononcim për Tribuna Shqiptare, Ivanovic thotë se zyrtarët në Prishtinë duhet ta kuptojnë realitetin se do të ketë negociata politike për veriun e Kosovës, të cilat sipas tij, pritet të nisin në fillim të vitit 2013.
Ndërsa, ai e fton EULEX-in që sa më parë të sqarojë rrethanat në të cilat u arrestuan dy policët e Kosovës nga ana e xhandarmërisë serbe.