Sfidë ulja e papunësisë

Ekonomia e Kosovës ballafaqohet me sfida të shumta dhe se sfida kryesore për Kosovën mbetet ulja e shkallës së lartë të papunësisë, që ekziston në Kosovë. Kështu deklaroi ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari – Lila.

Zëvendëskryeministra Mimoza Kusari-Lila tha se Qeveria po punon intensivisht për përmirësimin e ambientit të biznesit dhe tërheqjen e investimeve.
“Sfida kryesore për ne si shoqëri dhe Qeverinë do të mbetet punësimi, gjegjësisht ulja e shkallës së lartë të papunësisë, që ekziston në Kosovë dhe natyrisht marrja e informatave të sakta, mbi shkallën e papunësisë. Për shkak se gjithmonë ka informata kontraditore, duke shkuar prej nivelit prej 30 për qind në 42 për qind, ndërsa diferenca është shumë e madhe nëse themi 30 për qind apo 42 për qind”, u shpreh ajo gjatë nj interviste për Kosovapress.
Sipas saj është e rendësishme të regjistrohen të gjitha ekonomitë joformale dhe familjare. “Ekzistojnë disa parametra, që tregojnë se kompanitë e vogla, nuk janë të regjistruar, e ku gjenerojnë të hyra”, tha Kusari - Lila.