Shërbyesit civil marrin pagat

Zyrtarët e Ministrisë së Financave (MF), kanë konfirmuar për LajmeNews se për të 76 mijë shërbyesit civil janë lëshuar pagat e marsit të hënën.
Këshilltari në Ministrinë e Financave Menderes Ibra tha për telegrafin se pagesa e pagave për shërbyesit civilë është bërë sot.
“Sot janë lëshuar pagat për 76 mijë shërbyesit civil sipas praktikës. Pagat lëshohet me datën 1 të çdo muajit por pasi dje ka qenë vikend pagat janë lëshuar sot”, tha Ibra.
Ai ka theksuar se nuk ka as një rrezik për probleme buxhetore sikur çdo herë edhe ën muajt në vijim pagat do të ipen si zakonisht.