Ashton Kutcher në rolin e Steve Jobs

Aktori Ashton Kutcher besohet se do të luajë në rolin e krijuesit të Apple, Steve Jobs, në një film biografik për jetën e tij, xhirimet e të cilit do të fillojnë në maj.

Ylli i “Two and a Half Men”, i cili është i njohur për romancat e tij, do të luajë në rolin e inxhinierit të madh, në filmin e krijuar nga Matt Whiteley.
“Dizajni nuk është vetëm për atë se si duket dhe se si ndihet. Dizajni është i mirë nëse është funksional”, ka shkruar Kutcher në Twitter një prej fjalëve të famshme të ikonës së Apple, që përbën sigurisht aludim shumë të fortë.