Ambasadori Gjerman vizitoi Devolli Corporation

Ambasadori gjerman në Kosovë, Ernst Reichel, ka qëndruar të hënën në Pejë . Gjate vizitës së ambasadorit Reichel në Devolli Corporation ai është njoftuar për aktivitetet prodhuese dhe shërbyese të korporatës, derisa është shprehur me interesim për mundësitë e bashkëpunimit dhe të bashkëinvestimit të kompanive kosovare dhe atyre gjermane.

Në takim është vënë theks i veçantë te faktit që Kosova ka resurse humane për aktivitete prodhuese dhe shërbyese në ekonomitë prestigjioze evropiane, me interes për produkte të konsumit vendor dhe ndërkombetar.
Ambasadori gjerman Reichel ka drekuar me përfaqësues të bizneseve pejane.