Një delegacion i Kongresit Amerikan, i udhëhequr nga kongresisti David Dreier, do ta vizitojë Kosovën më 3 dhe 4 prill.
Sipas REL, gjatë qëndrimit në Kosovë, ky delegacion do të takohet me presidenten e Kosovës, kryetarin e Kuvendit, si dhe me anëtarët e Kuvendit, njofton Ambasada Amerikane në Prishtinë.
Republikani Dreier përfaqëson shtetin e Kalifornisë në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai është anëtar i Kongresit që nga viti 1981.