“Freddie Mercury” i dehur dhe i arrestuar, hit në YouTube

Robert Williams, një kanadez i arrestuar për shkak të dehjes, i cili në automjetin e policisë ka kënduar një version të improvizuar të këngës së grupit “Queen”, “Bohemian Rhapsody”, është bërë një hit i vërtetë në faqen e shpërndarjes së videove- YouTube.

Williams është arrestuar në Edson të Albertas, ndërsa performanca e tij është kapur nga kamerat në automjetin e policisë.
Fillimisht ai nis të ankohet se është i pafajshëm, mirëpo pasi nuk merr përgjigje nga policia, 29-vjeçari fillon këngën “Bohemian Rhapsody”.
Edhe pse kishte pirë vërtet shumë, ai arrin ta këndojë këngën nga fillimi deri në fund.
Madje edhe policët janë argëtuar me këndimin e tij, sepse e presin që ta përfundojë këngën para se ta fusin në stacion.
Kjo video ka pasur më shumë se 6.5 milionë shikime.