Ish-banorja e Big Brother, Klaudia, ka demantuar thashethemet për përdorim të substancave narkotike.
Gjatë një interviste për emisionin “Pasdite” në Top Channel, ajo ka rrëfyer se është e varur vetëm nga cigaret, e jo nga substancat tjera narkotike.
“E kam thënë edhe brenda në shtëpi që unë jam e varur nga cigaret. Kam katër vjet që pi dy paketa në ditë. Ndaj substancave të tjera nuk kam qenë kurrë e varur. Kjo nuk është vetëm të besosh në fjalë, sepse ka edhe prova”.
“Për t’u futur në ‘Big Brother’ kryhen analiza, të cilat nëse tregojnë se vuan nga ndonjë sëmundje apo varësi, të s’kualifikojnë menjëherë”, ka thënë Klaudia.