Dy policë kanë thyer dritaren e një automjeti për të shpëtuar një “qen” nga frika për tejnxehje- e në fakt aty gjetën vetëm një qen lodër.
Policët ishin njoftuar nga një kalimtar, i cili e kishte parë “qenin duke fjetur”. Meqë ai nuk zgjohej, policët thyen xhamin e automjetit tip Mercedes për ta shpëtuar “qenin” nga temperatura e lartë.
Kur depërtuan brenda, ata panë se ishte vetëm një lodër, ndërsa pronarit të automjetit, Gordon Williams, ia lanë një shënim zyrtar për t’ia treguar arsyen e thyerjes së dritares.
Policia në Mansfield të Nottinghamshire është pajtuar që të paguajë për dëmin që i shkaktuan dy pjesëtarët e saj pensionistit 80-vjeçar.
“Ma merr mendja se janë ndier si idiotë”, ka thënë Williams për The Sun.