Sulmuesi i Parmës, Sebastian Giovinco, ka pranuar se ia ka vënë syrin numrin ikonik ‘10’ të Alessandro Del Pieros te Juventusi.
Legjenda bianconere po kalon sezonin e fundit me Zonjën e Vjetër, pasi drejtuesit e klubit nuk do t’i ofrojnë vazhdimin e kontratës, ndërsa Giovinco, i cili është në bashkëpronësi të dy klubeve, ka përsëritur dëshiron e tij për t’u bërë pasardhësi i Del Pieros.
“Kthimi në Torino? Është ende herët për të menduar, sepse fillimisht duhet të zgjidhet çështja me bashkëpronësinë”.
“Po ashtu, varet nga projekti që do të më ofrohet, por unë nuk mendoj për asgjë tjetër tash për tash. Juve ka kaluar një sezon të shkëlqyer dhe shpresoj që të përfundojë edhe më mirë”.
“Në sezonin e ri fanella me numrin 10 e Del Pieros do të jetë e lirë? Është një fanellë të cilën e dua, por është ende herët për të menduar për të”, ka deklaruar Giovinco për Mediaset Premium.