Çokollata më gjatë thyen rekord

Mirco Della Vecchia nga fshati Bicocca në Milano e ka thyer rekordin Guiness pasi ka bërë çokollatën e gjatë 18 metra dhe të gjerë dy metra.

Çokollata është matur edhe zyrtarisht dhe është regjistruar në librin e rekordeve Guiness. Ajo është tri metra më e gjatë sesa çokollata që mbante rekordin e mëparshëm.
Çokollata rekorde do të ekspozohet në fshatin Bicocca më 6 prill, ndërsa një ditë më pas do t’u ndahet vizitorëve të Qendrës argëtuese në Milano.
Della Vecchia ka më së shumti rekorde Guinnes sa u përket produkteve të çokollatës. Mes tyre është edhe skulptura më e madhe e çokollatës (tetë metra e lartë).