Komisioni Republikan i Zgjedhjeve (KRZ) po përgatitet për organizimin e zgjedhjeve parlamentare në Serbi dhe në territorin e Kosovës, për çfarë së shpejti do të marrë instruksione të qeverisë republikane, kështu thotë Predrag Grgic, kryetar i KRZ.
Në një intervistë për "Danas", Grgic ka thënë se sipas ligjit KRZ nuk është kompetente për organizimin e zgjedhjeve në Kosovë. Megjithatë, siç shpjegon ai, “KRZ për zgjedhjet parlamentare do të ketë përkrahjen e UNMIK-ut, prandaj presim që gjithçka të kalojë si duhet”.