Armenia është një vend që përballet me shumë probleme. Armëpushimi me fqinjin Azerbajxhanin është i brishtë, ndërkohë që ekonomia është në një moment kritik.
Mirëpo, ky vend po shpreson që shahu mund t’ia përmirësojë të ardhmen. Shkollat fillore në Armeni e kanë vendosur ‘shahun’ si lëndë obligative.
Loja e shahut thuhet se zhvillon aftësitë analitike dhe përmirëson kujtesën dhe përqendrimin, gjë që mund t’u ndihmojë nxënësve edhe në lëndët tjera.
Ndryshe, loja e shahut është mjaft e popullarizuar në Armeni, atë e pëlqejnë edhe pleqtë edhe të rinjtë.