Fule: Bisedimet për veriun varen nga Prishtina e Beogradi

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fule gjatë qëndrimit të tij në Kosovë ka folur edhe për bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Duke folur për përfshirjen apo mospërfshirjen e veriut në dialogun Kosovë-Serbi, Fule ka theksuar se kjo varet nga palët në dialog.
“Varet nga Prishtina e Beogradi se a do të jetë veriu në bisedimet ndërmjet tyre”, u shpreh ai.
Duke folur për veriun e Kosovës dhe integrimin e atyre qytetarëve, komisioneri për Zgjerim tha se për këtë çështje kanë propozuar edhe në Raportin e Progresit, që institucionet e Kosovës të kenë një qasje gjithëpërfshirëse për veriun.
Ai tha se është në duart e Prishtinës që të krijoi qasje tek komunitetet në veri.