Mesfushori i Arsenalit, Gervinho, thotë është i kënaqur me formën të cilën po e gëzon së fundi.
“Kam folur me trajnerin kur jam kthyer [nga Kupa Afrikane e Kombeve]. Ai e dinte se isha i lodhur dhe kisha nevojë për ca kohë për t’u rikuperuar dhe për të kthyer formën time më të mirë. Tash, ndjehem mirë sërish”.
“Dua ta përfundoj sezonin mirë dhe të jem pjesë kyçe e skuadrës në ndeshjet e fundit të sezonit dhe të ndihmoj ekipin të përfundojë në pozitën e tretë”, ka thënë Gervinho.