Moderatori Agron Llakaj i cili dikur ishte moderator në emisionin “Portokalli” së shpejti ai do të vijë me një projekt të ri humoristik.
Ai ka pohuar se do së shpejti do të jetë moderator në një emision të ri humoristik, ku do të jetë edhe humorist.
“Projekti im i ri është satiriko-humoristik, ku unë do të jem në rolin e moderatorit dhe atë të humoristit. Do të jetë me 3 pjesë, e para do të konceptohet me lajme nga vendi e bota, por duke i ironizuar”.
“E dyta do të ketë në fokus një të ftuar special VIP, po në pjesën e dytë do të kemi të ftuar aktorë, me të cilët do të aktrojmë bashkë, ndërsa në pjesën e tretë do të kemi të ftuar edhe personazhe të thjeshtë, të cilët do të kenë një mundësi për të treguar talentin e tyre”, ka thënë Llaka për mediat shqiptare.
Agron Llakaj aktualisht është drejtues i emisonit “Kush do të bëhet milioner”.