Optimizmi slloven për krizën ekonomike

Sipas një hulumtimi të Eurobarometrit, Sllovenia është ndër vendet e BE-së, e cila shpreh besimin më të madh ndaj përballimit të krizës ekonomike.

Hulumtimi sakson se 42 për qind nga të anketuarit pohojnë që BE-ja ecën në rrugën e drejtë të rimëkëmbjes, ndërsa 24 për qind deklaruan që prioritetet e BE-së janë të gabuara.
Këto shifra janë mbi nivelin mesatar të opinionit në BE për sa i përket daljes nga kriza. Besim më të vogël ndaj rimëkëmbjes së BE-së regjistrojnë italianët 21 për qind, lituanët 28 për qind, portugezët 30 për qind, irlandezët dhe grekët 32 për qind.