Reklama turke për promovimin e një shamponi, ku shfaqet Adolf Hitleri, ka shkaktuar pakënaqësi te grupet e hebrenjve anekënd botës, të cilët kanë kërkuar që reklama të tërhiqet menjëherë.
Në videon promovuese të shamponit për meshkuj ‘Biomen’ shfaqet Hitleri duke mbajtur një fjalim plot entuziazëm dhe duke i ftuar meshkujt që ta blejnë këtë produkt, i cili “është qind për qind mashkullor”.