“Duhet të bëhet shumë për të nxitur rritjen ekonomike në Greqi”, tha sot zëvendës drejtor i Fondit Monetar Ndërkombëtar Naogiouki Sinochara, i cili gjithashtu paralajmëroi një përshkallëzim të ri të krizës në Eurozonë.
Zyrtari i FMN përshëndeti draftin e fundit të mbështetjes së Greqisë nga BE, megjithatë, shtoi, "nuk ka vend për vetëkënaqësi. Ne duhet të bëjmë shumë më tepër për të stimuluar rritjen ekonomike të këtij vendi".
Gjatë një fjalimi në Bangkok, ai tha se "treguesit ekonomikë të vitit të kaluar treguan një rënie të konsiderueshme në ekonominë globale, por pati shenja inkurajuese të javët e fundit, kur treguesit ekonomikë filluan të përmirësohen dhe stabilizohen, jo vetëm në Evropë por edhe në SHBA".
Zëvendësdrejtori i FMN vërejti se “progresi në ekonominë globale që shihet kohët e fundit është ende shumë i brishtë, ndërsa rreziqet janë ende shumë të mëdha”. Shqetësimi më i afërt është një përshkallëzim i ri në zonën e krizës", deklaroi ai.
Në shumë vende, borxhi publik mbetet në nivele rekord, ndërkohë që papunësia është e lartë, tha z Sinochara. "Ne jemi në një rrugë shumë të ngushtë për rimëkëmbjen ekonomike dhe rreziku i daljes nga shinat është shumë i lartë," theksoi ai.
Zëvendësdrejtori i FMN gjithashtu iu bëri thirrje vendeve të zhvilluara për të zbatuar "reforma strukturore për të korrigjuar dëmin e shkaktuar nga kriza", ndërsa vendeve në zhvillim iu kërkoi të mbeten "vigjilentë”.