Bisedojnë për zgjedhjet në Ferizaj

Çështja e shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Ferizajt, ka qenë temë e bisedës në takimin e sotëm ndërmjet presidentes Atifete Jahjaga dhe kryetares së Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Valdete Daka.

Presidentja Jahjaga tha se ka filluar konsultat me subjektet dhe partitë politike për përcaktimin e një date për zgjedhjet për kryetar në komunën e Ferizajt duke iu përmbajtur të gjitha afateve ligjore.
Ndërsa kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka theksoi rëndësinë e bashkëpunimit institucional dhe përgatitjen sa më të mirë të KQZ-së për zgjedhjet për kryetar në komunën e Ferizajt.
Në Ferizaj do të mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme për kryetar, pas dorëheqjes së kryetarit Bajrush Xhemailit, të cilit Gjykata Supreme ia vërtetoi dënimin prej 2,5 vjet burgim, për shkak të aksidentit të shkaktuar në komunikacion, në të cilin humbi jetën një i ri.