Fule dorëzoi dokumentin e fillimit të studimit të fizibilitetit

Në takimin e Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane, Komisioneri për zgjerim të BE-së, Stefan Fule, u ka dorëzuar krerëve shtetërorë të Kosovës dokumentin e fillimit të studimit të fizibilitetit

Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, ka thënë se Këshilli Kombëtar për Integrime Evropiane ka për qëllim ndërtimin e koncensusit institucional dhe shoqëror.
“Ne si institucione e kemi vullnetin që secilin kushte ta plotësojmë në funksion të sigurimit të kushteve sa më të mira për qytetarët e vendit”, ka thënë presidentja, duke shtuar se takimi i sotëm është shprehje dhe dëshmi se të gjithë ne institucionet, partitë politike, institucionet akademike dhe të gjithë qytetare keni vullnetin për të vazhduar në këtë rrugë, raporton Kosovapress.
“Si president e vendit do të ndërmarrë çdo veprim që shton efikasitetin e institucioneve në përshpejtimin e dinamikës për integrim në BE”, ka pohuar Jahjaga.
Ajo ka vlerësuar se Kosova dhe BE, në marrëdhëniet ndërmjet tyre, kanë bërë një hap tejet të rëndësishëm në hapjen e procesit për liberalizimin e vizave dhe fillimit të studimit të fizibilitetit.
Ndërsa, Stefan Fule, komisioneri për zgjerim i BE, ka thënë se ndihej i lumtur edhe zyrtarisht do të fillojë studimi i fizibilitetit. “Studimi i fizibiliteti do të përcakton politika integruese të Kosovës”, tha Fule, duke shtuar ai do të përcjell të arritur e Kosovës në arritjen e standardeve dhe do të sugjeron se çfarë duhet të bëjë Kosova.
Ai më pas, dokumentin e fillimit edhe zyrtarë të procesit të studimit të fizibilitetit për Kosovën, u ka dorëzuar përfaqësuesve të institucioneve kryesore të vendit, presidentes dhe kryeministrit te vendit.