Një ndër sfidat kryesore të Forcës së Sigurisë është përfshirja sa me e madhe e komuniteteve pakicë në Kosovë e veçanërisht ajo e komunitetit serb, tha Ministri i Forcës së Sigurisë Agim Çeku të martën gjatë prezantimit të punës së Zyrës për Çështje të Komuniteteve në këtë ministri.
Ai tha se përfshirja e serbëve në FSK është edhe kriter në bazë të të cilit vlerësohet FSK-ja nga faktori ndërkombëtar.
Çeku tha se problem tjetër është edhe mos kualifikimi i pjesëtarëve të komuniteteve për të qenë oficerë të FSK-së, raporton RTK.
Ministri Çeku bëri të ditur se është aprovuar kërkesa që i është bërë Maqedonisë për shkollim të komuniteteve në Akademinë Ushtarake të atjeshme, ndërsa atje do të dërgohen katër pjesëtarë të komuniteteve për shkollim.

Forca e Sigurisë së Kosovës deri në fund të vitit 2011 përbëhej nga 2 364 pjesëtarë prej të cilëve 194 pjesëtarë të komuniteteve.
Ndërkohë që në fushatën për rekrutët e rinj kanë konkurruar 146 pjesëtarë të komuniteteve prej të cilëve 11 serbë