Projekti “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur- Viti shkollor 2012-2013” i cili po realizohet nga Organizata për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi “KISCOMS”, Qendra Kombëtare për Edukim Shëndetësor Oral “DENT-IN” dhe Shoqata Kosovare e Studentëve të Stomatologjisë “KADS”, deri tani kanë vizituar rreth 2/3 e Institucioneve parashkollore. Ky projekt ka filluar në muajin shtator, përkatësisht me dt. 12 shtator, në Ditën Botërore të Shëndetit Oral. Vizita e parë është bërë në Kopshtin e fëmijëve “Drita” në Skenderaj, aktivitet ky i realizuar në bashkëpunim me Qendrën Rinore Publike dhe Drejtoratin për Arsim të Kuvendit Komunal të Skenderajt.
Projekti, “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur- Viti shkollor 2012-2013”, do të realizohet gjatë vitit shkollor 2012-2013, përkatësisht nga muaji shtator 2012, deri në muajin qershor 2013, në të gjitha Institucionet parashokollore, fillore dhe të mesme të Republikës së Kosovës, bazuar në programin ”Shkollat Promovuese të Shëndetit” dhe në rekomandimet e grupit ndërministror nga Ministria e Arsimit, Shkëncës dhe e Teknologjisë (MASHT), Ministria e Shëndetësisë (MSH), Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) si dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MKRS).
Në projektin “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur- Viti shkollor 2012-2013”, do të përfshihen në mënyrë të drejtëpërdrejtë mbi 1150 Institucione parashkollore, fillore dhe të mesme të Republikës së Kosovës, përkatësisht do të përfshihen një numër prej 450 mijë fëmijë-nxënës.
Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur-Viti shkollor 2012-2013” drejt përfundimit të fazës së I-rë
13:39
Unknown