Aktorja amerikane, Lindsay Lohan, ka refuzuar t’i nënshtrohet sërish rehabilitimit pas problemeve me alkoolin.
TMZ njofton se LiLo pi deri në dy litra vodka në ditë, pasi që është nën stres për shkak të paraqitjeve nëpër gjykata.
26-vjeçarja e theu lirimin me kusht duke qenë pjesëmarrëse në një incident në një klub nate, duke u arrestuar dhe është akuzuar për sulm të shkallës së tretë, që do të thotë se mund të përfundojë në burg.
Miqtë e aktores janë përpjekur që ta bindin atë që t’i kthehet rehabilitimit, gjë që do t’i ndihmonte në gjykatë. Megjithatë, Lindsay thotë se nuk është e varur nga alkooli dhe mendon se nuk ka nevojë për ndihmë.
Lindsay refuzon rehabilitimin
18:24
Unknown