Superylli i Barcelonës, Lionel Messi, nuk beson se skuadra katalunase varet nga ai.
Që nga fillimi i këtij sezoni, 25-vjeçari është në formë të jashtëzakonshme duke luajtur rol kryesor në sukseset e skuadrës në La Liga dhe Ligën e Kampionëve.
Megjithatë, argjentinasi thotë se arritjet janë falë angazhimit të të gjithë ekipit.
“Këtu te Barcelona, jam mësuar të luaj në një skuadër. Te Barcelona punojnë shumë më ndryshe nga pjesa tjetër e botës”.
“Unë erdha nga Argjentina, ku bëja çfarëdo që doja. Në masë të madhe ishte vrapim dhe diçka më shumë. Këtu vërtet jam mësuar të luaj në një ekip”, ka deklaruar Messi për ELF Voetball.
Barca bazohet në lojën ekipore
20:08
Unknown