Mbrojtësi i Manchester Cityt, Maicon, beson se skuadra e tij do ta fitojë Ligën e Kampionëve në një të ardhme të afërt.
Kampioni i Anglisë është eliminuar për të dytën herë radhazi që në fazën grupore, por braziliani mendon se ata do të triumfojnë në sezonet e ardhshme.
“Të martën luajmë për krenarinë. Por edhe për arsye praktike, sepse duam të vazhdojmë të luajmë në Evropë (Europa League), edhe nëse nuk jemi në garën kryesore”.
“Europa League është e rëndësishme për ne, prandaj duhet të përpiqemi të qëndrojmë në Evropë deri në fund të sezonit nëse mundemi”.
“Klubi po zhvillohet vazhdimisht dhe herët ose vonë City do ta fitojë Ligën e Kampionëve, sepse të gjithë po punojnë në atë drejtim”, ka deklaruar braziliani.
Herët ose vonë City do ta fitojë LK-në
21:48
Unknown