NBA: Magic befasojnë Lakersat

Orlando Magic janë ndezur në çerekun e katërt për të mposhtur Los Angeles Lakers me rezultat 113-103 dhe për të lënë me gishta në gojë ish-lojtarin e tyre, Dwight Howard. Në takimin e parë mes dy skuadrave që kur Magic e shitën Howard te Los Angeles, të parët, edhe pse jo në formë të mirë së fundi, arritën të befasojnë Lakers duke shënuar 40 pikë në çerekun e katërt për të nxjerrë fitore në udhëtim. Arron Afflalo udhëhoqi me 30 pikë, derisa Glen Davis kontribuoi me 23 pikë dhe 12 kërcime për Orlandon që i dha fund tre disfatave radhazi (gjashtë fitore dhe 10 disfata këtë sezon). Kobe Bryant shënoi më së shumti pikë në ndeshje, 34 për Los Angeles, dhe Howard përfundoi me 21 pikë dhe 15 kërcime kundër ish-skuadrës së tij, por jo mjaftueshme për të nxjerrë Lakers fitues. Kjo ishte disfata e nëntë e sezonit për Lakers, që mbeten me tetë fitore.