Menaxheri i Evertonit, David Moyes, mendon se ekipi i tij do ta ketë vështirë të zë një vend në top katërshen e Ligës Premier.
“Mendoj se do të jetë e vështirë për ne të kualifikohemi për në Ligën e Kampionëve. Do të jetë një gjë e madhe për ne. Mendoj se e kemi besimin e duhur dhe lojtarët vërtetë po luajnë mirë, vetëm se po na mungon pak kualiteti që ta bëjmë diferencën”.
“Neve po na mungojnë Kevin Mirallas, Victor Anichebe dhe kemi mungesa në repartin e sulmit, po na mungon dikush që të na i fitojë ndeshjet, për këtë arsye edhe kemi bërë shumë barazime”, tha Moyes për Daily Mirror.
Moyes: Top katërshi, vështirë i arritshëm
14:56
Unknown