Mesfushori i Interit, Wesley Sneijder, ka thënë se nuk e ka në plan të nënshkruajë kontratë të re me zikaltrit, derisa po qëndron jashtë formacionit bazë.
Klubi dëshiron t’ia zvogëlojë pagën holandezit, i cili deri më tani ka refuzuar vazhdimin e kontratës.
“Aktualisht, derisa nuk po luaj, nuk e kam në plan që ta nënshkruaj kontratën e Interit”, ka deklaruar 28-vjeçari.
Ndërkohë, presidenti Massimo Moratti ka thënë se beson që do të arrihet marrëveshja.
Sneijder refuzon kontratën e Interit
18:02
Unknown