Në fillim të prillit energjia elektrike do të rritet me 10 për qind. Tarifat e reja me rritje Korporata Energjetike e Kosovës ka paraparë t’i aplikojnë nga një prilli i vitit që vjen, pak ditë para se kompania turke “Limak” ta marrë në menaxhim distribucionin, të cilin e ka privatizuar për 26.3 milionë euro.
Sipas Zëri-t për vitin 2013, planifikimi i inkasimit është përgatitur duke marrë si bazë realizimin gjatë vitit 2012, si dhe planeve aksionale të parapara për vitin e ardhshëm.
“Ky skenar është bazuar në vendimin e Kuvendit të Kosovës, për rritjen e tarifës së rentës në thëngjill prej 3 euro për tonë të prodhuar.
Ky vendim zbatohet prej janarit të vitit 2013", me reflektim në rritjen e tarifave të energjisë në shumën prej 10 për qind nga muaji prill 2013", thuhet në buxhetin e miratuar të KEK-ut.
Në fillim të prillit energjia do të rritet me 10%
13:43
Unknown