Rivelino lëndon Xavin dhe Iniestan

Fituesi i Kupës së Botës me Brazilin në vitin 1970, Rivelino, ka lavdëruar dyshen spanjolle Xavi dhe Iniesta dhe ka thënë se ata dy gjithmonë bëjnë diçka ndryshe. “Iniesta dhe Xavi mendojnë shpejt, si brazilianët dhe kjo i jep ekipit të tyre përparësi. Ata pasojnë, pasojnë dhe papritmas e gjejnë një hapësirë për sulmuesit me precizitet maksimal. Ata gjithmonë bëjnë diçka më ndryshe”. “Lojtari i fundit që e kam parë të ketë luajtur në këtë mënyrë është Zidane. Ata e dinë çfarë do të bëjnë ende pa e pranuar topin dhe kjo në futboll vlen si flori”, tha 66 vjeçari për Marca.