Trajneri i Paris Saint-Germain, Carlo Ancelotti, ka thënë se është e rëndësishme që skuadra e tij ta fitojë Grupin A në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Aktualisht PSG mban vendin e dytë, me një pikë prapa Portos, ndërsa është nikoqir i klubit portugez në ndeshjen e të martës dhe me fitore do ta siguronte pozitën e parë.
“Është e rëndësishme të zësh vendin e parë, sepse mund të fitosh short më të mirë në raundin tjetër”.
“Po ashtu, është e rëndësishme të zhvillojmë një ndeshje të mirë dhe të fitojmë për të dëshmuar se skuadra ka kualitet”, u ka thënë Ancelotti gazetarëve.
Ancelotti dëshiron pozitën e parë në grup
21:48
Unknown