Rita Ora raportohet se është ndarë nga i dashuri i saj, Rob Kardashian.
Këngëtarja kosovare fillimisht kishte hedhur poshtë spekulimet se ajo ishte në lidhje me Rob, duke thënë se mes tyre kishte vetëm një shoqëri të mirë.
Por javë më parë Rob kishte shtuar spekulimet duke postuar në profilin e tij Twitter një foto ku dyshja putheshin. Por The Sun tash shkruan se dyshja janë ndarë, për t’iu përkushtuar secili vetes.
“Është vërtet për të ardhur keq – ata vërtet e pëlqenin njëri-tjetrin, por ai jeton në Los Angeles, dhe ajo në Londër, dhe ishte e pamundshme ta ruajnë lidhjen”.
“Ata vendosën të dalin publikisht me romancën e tyre muaj më parë, për të mos vendosur presion në veten e tyre, por tashmë janë ndarë. Rob tash ka fshirë gjithçka në Twitter që i kujton atij Ritan”, ka thënë burimi.
Rita ndahet nga Rob Kardashian?
13:33
Unknown