Këngëtarja kolumbiane, Shakira, do të duhet t’i paguajë 100 milionë dollarë ish-të dashurit të saj, nëse ky i fundit e fiton gjyqin.
Antonio de la Rua, ish-partneri dhe njëherësh ish-menaxheri i saj, e ka akuzuar 35-vjeçaren duke thënë se është më meritori për suksesin e saj. Ai pohon se është arkitekti i planit, falë të cilit Shakira është bërë e famshme anekënd botës.
Ndërkaq, edhe këngëtarja ka ngritur akuzë kundër De la Ruas për keqpërdorim të fondeve të saj, për të cilët thotë se i ka shfrytëzuar për shpenzimet personale.
Shakira dhe Antonio de la Rua kanë filluar lidhjen në vitin 2000, menjëherë pasi babai i tij u bë president i Argjentinës. Katër vjet më pas, De la Rua mori në dorë edhe karrierën e këngëtares të cilën e udhëhoqi deri në vitin 2010, kur edhe u ndanë.
Këngëtarja aktualisht është duke pritur fëmijë me futbollistin e Barcelonës, Gerard Pique.
Ish- i dashuri kërkon 100 milionë dollarë nga Shakira
18:25
Unknown