Ndihmës trajneri i Juventusit, Angelo Alessio, ka deklaruar se ishte vështirë të fitonin kundër Torinos në derbin lokal.
Ndihmës trajneri i Juventusit, i cili e zuri vendin e trajnerit kryesor në ekip pas dënimit të Antonio Contes, ishte shumë i nervozuar gjatë pjesës së parë por buzëqeshjen ia kthyen golat e Marchisios dhe të Giovincos.
”Nuk ishte fare e lehtë të luash ndaj një ekipi që ishte i organizuar aq mirë. Ne kishim vështirësi në 20 minutat e parë të lojës, por loja ndryshoi pas përjashtimit të lojtarit të tyre, që ishte vendim i padiskutueshëm”, tha Alessio për mediat italiane.
Alessio: Ishte vështirë kundër Torinos
13:23
Unknown